Gjobiten 39 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Tetova

Gjobiten 39 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme, policët e SPB Tetovë kanë kryer aksion kontrollues për dënim të shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë.

“Në territorin e SPB Tetovë janë gjobitur 39 shoferë. Prej tyre, 24 kanë tejkaluar shpejtësinë me mbi 50 kilometra në orë më shumë, ndërsa tre të tjerë kanë tejkaluar shpejtësinë me mbi 70 kilometra në orë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat