Viktima nga COVID-19 në Tetovë, sërish humbin jetën 5 pacientë

Tetova

Viktima nga COVID-19 në Tetovë, sërish humbin jetën 5 pacientë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:12
Ilustrim

Shefi i Kovid Qendrës në Tetovë, Gëzim Nuredini tha se edhe pse kanë menduar për një moment se gjednja është pak më e mirë, megjithatë u konstatua se nuk ka asnjë ndryshim.

Ai theksoi se sot sërish ka pasur hospitalizime të reja dhe se 5 persona kanë humbur jetën.

“Gjatë 24 orëve të fundit kemi 16 pacientë të rinj. Tani në Kovid Qendrën e Tetovës mjekohen 124 pacinetë. Për fat të keq, nga dje deri më sot kemi 5 pacientë të vdekur, në mesin e të cilëve është edhe një grua 39 vjeçare”, tha Nuredini.

Ai po ashtu tha se nuk pushojnë edhe kontrollet me ambullantë dhe se për një ditë janë kontrolluar 175 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat