Stabilizohet gjendja në Tetovë, 2 të vdekur dhe 116 të hospitalizuar

Tetova

Stabilizohet gjendja në Tetovë, 2 të vdekur dhe 116 të hospitalizuar

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 10:55
Foto Ilustrim

Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Tetovë nga Covid 19 ndërsa gjithsejt të hospitalizuar  janë 116 pacientë.
Autoritetet e Spitalit të Tetovës thanë se gjendja po stabilizohet por apeluan për kujdes maksimal dhe respektim të masave

Poashtu ata thanë se të vaksinuar me një dozë janë 6 persona po aq sa prej tyre kanë marrë dozën e dytë.

116 pacientë janë me oksigjeno-terapi ,asnjë prej tyre me respirator  ndërsa ambulantë ditore 99 pacientë.

Ditëve të fundit në Tetovë është rritur numri i personave që po vaksinohen ndërsa nga Spitali thanë se kjo duhet të vazhdojë edhe gjatë kësaj periudhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat