Tetovë, 108 të hospitalizuar dhe dy të vdekur

Tetova

Tetovë, 108 të hospitalizuar dhe dy të vdekur

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 15:02
Ilustrim

Numrat e të infektuarve me Covid-19 po bien, mirëpo numri i viktimave vazhdon të jetë akoma shumë i lartë.

Në 24 orët e fundit në Tetovë kanë ndërruar jetë dy persona. 

 Qendra Covid është e mbingarkuar me 108 pacientë, prej të cilëve 106 janë në oksigjen dhe dy në respiratorë.

Mjekja Miranda Pajaziti nga Spitali i Tetovës me optimizëm tha se situata po përmirësohet dhe se qytetarët po vetëdijësohen, duke kërkuar ndihmë që në simptomat e para në ambulancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat