Rrëfehet zjarrfikësi: Për 4 minuta arritëm në spitalin modular

Tetova

Rrëfehet zjarrfikësi: Për 4 minuta arritëm në spitalin modular

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Rrëfimi i zjarrfikësit që pranoi thirrjen për zjarrin në Qendrën Kovid në Tetovë.

Pasi e morëm paraqitjen se ka shpërthyer zjarr në Spitalin Infektiv në Tetovë, në vendngjarje mbërritëm për rreth 4 minuta. Fatkeqësisht, zjarri u përhap shumë shpejt dhe oksigjeni ndikoi shumë. Ishte kapluar i gjithë spitali modular.

Assesi nuk mundej të hyhej sepse temperatura brenda ishte mbi 800 gradë, shkaku i oksigjenit. Mjekët aq sa kanë arritur kanë shpëtuar njerëz që ishin brenda, por fatkeqësisht ata që kanë mbetur deri në ardhjen tonë, brenda këtyre 3-4 minutave, me siguri tashmë kishin ndërruar jetë. Luftuam me forca mbinjerëzore, por rryma ende nuk ishte e shkyçur në objekt, kolegët treguan guxim të madh.

Deshëm ta shuajmë sa më shpejt që është e mundur që të mund të shpëtojmë ndonjë person që ishte brenda, por siç thashë oksigjeni na pamundësoi të hyjmë. Në anën e përparme, prej ku erdhi kamioni i parë, kishte dy trupa, një grua dhe një burrë, të cilët më me gjasa kanë tentuar të dalin, por të tjerët ishin në shtretërit e tyre apo në dysheme. Ishin djegur shumë, mbi 50%. Te këmba ime shpërtheu një bombol, kurse një koleg nga turni im e lëndoi ligamentin. Unë kisha mbathur çizme mbrojtëse, kështu që nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të madh”, tha Goran Simovski, zjarrfikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat