Protesta në Tetovë për dorëheqjen e Teuta Arifit

Tetova

Protesta në Tetovë për dorëheqjen e Teuta Arifit

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 15:10
Protesta

Sot në qytetin e Tetovës, është mbajtur protestë e familjarëve të 14 viktimave nga zjarri tragjik në spitalin modular.

Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre para godinës së Komunës së Tetovës. Pas tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, ata kërkojnë dorëheqjen e kryetares së komunës, Teuta Arifi si dhe dorëheqjen e Qeverisë.

Njëri nga familjarët ka folur për media, duke kërkuar nga shteti se ku të drejtohen që të jenë më të sigurtë.

“Sot erdh dita edhe në spital nuk kemi siguri. Ku te shkojmë, të na tregojë qeveria ku është më sigurt, ta shpëtojmë familjen shtëpinë”, ka thënë ky familjar.

Ndryshe, policia e ka bllokuar rrugën që çon për tek selia e BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat