Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Teatrit të Tetovës

Tetova

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e Teatrit të Tetovës

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 18:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Qendrës së Kulturës në Tetovë, Arlind Huseini sot ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e Teatrit të Tetovës fazën e dytë që nënkupton ndërtimin e enterierit. Huseini kontratën e nënshkroi me drejtorin e “NB -Company”, Naser Ibishin kompaninë që do të jetë realizues i këtij projekti gjigant.

Me këtë rast Drejtori Qendrës së Kulturës në Tetovë, Arlind Huseini tha se projekti i ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës është një ndër projektet më madhështore si nga puna e realizimit ashtu edhe për nga kostoja e ndërtimit.
Ai u shpreh se me një angazhim maksimal si institucion ka arritur të finalizojë të gjitha procedurat e realizimit të punimeve për fazën e dytë të enterierit. ” Me një angazhim maksimal si institucion kemi arritur të finalizojmë të gjitha procedurat e realizimit të punimeve për fazën e dytë të enterieri, shpallëm prokurorim publik në procedurë të hapur ndërkombëtare duke respektuar të gjitha afatet ligjore ku kompania NB-Company do të jetë edhe realizues i fazës së dytë” u shpreh Drejtori Qendrës së Kulturës në Tetovë, Arlind Huseini.

Nga ana tjetër kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se me përfundimin e këtij projekti deri në vitin 2025, artdashësit, artistët dhe të gjithë qytetarët e Tetovës do të fitojnë një godinë moderne të teatrit dhe bibliotekës, leximore bashkëkohore, salla të kinemasë, dhe parkingje nëntokësore.
“Tetova gjithnjë ka pasur një histori dhe jetë të begatë kulturore, dhe ky projekt madhor do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së artit institucional në qytet” deklaroi kryetarja e komunës, Teuta Arifi

Projekti në fjalë kap shumën prej 19 milionë e 500 mijë euro, një projekt gjigant në Tetovë që Tetovën do ta bëjë edhe më shumë si qendër të kulturës në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat