Në Tetovë bie interesimi për vaksinim kundër Covid-19

Tetova

Në Tetovë bie interesimi për vaksinim kundër Covid-19

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Në Tetovë është ulur ndjeshëm interesimi i qytetarëve për vaksinën antikovid. Në pikat e vaksinimit më së shumti aplikohet doza e tretë e vaksinës. Autoritetet shëndetësore thonë se nevojiten masa shtesë për nxitjen e vaksinimit sidomos të të rinjve.

“Për dozën e parë nuk është interesim edhe aq i lartë sa duhet të jetë, ndërsa për dozën e tretë është më i lartë. Dozën e parë mund të them se në ditë ka deri në 20, ndërsa te doza e tretë kemi 150 në ditë në dy nderimet”, tha Xharie Asani, Koordinatore e pikës për vaksinim në Tetovë.

Mjekët alarmojnë që sa më parë të merret vaksina sepse gjendja epidemiologjike mund të përkeqësohet sërish, edhe për shkak të uljes së temperaturave por edhe si pasojë e mutacioneve që pëson virusi.

“Sa më shpejtë të vaksinohen sa më shpejtë, sidomos në këtë periudhë që na pret me ftohjen, sepse vaksinimi është gjëja më e mirë për shëndetin e njeriut. Neve na intereson vetëm shëndeti i njeriut. Te mosha më e vjetër interesimi është shumë më i lartë se te moshat e reja”, tha Xharie Asani, Koordinatore e pikës për vaksinim në Tetovë.

Në Tetovë deri më tani janë vaksinuar mbi 40% e banorëve. Ndërkaq sa i përket rasteve të reja, autoritetet shëndetësore thonë se periudhën e fundit është rritur numri i të shtruarve por edhe kontrolleve ambulantore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat