Rikthehen autobusët e Tetovës në qarkullim!

Tetova

Rikthehen autobusët e Tetovës në qarkullim!

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Transporti publik në Tetovë përsëri është vënë në funksion. Kompania që ka pas marrëveshje me komunën e Tetovës e ka ripërsëritë kontratën për të vazhduar me furnizimin me naftë për pesë autobusët lokal në qytetin e Tetovës.

Pas një ndërprerje disa orëshe transporti publik përsëri ka filluar në qytetin e Tetovës. Nga e hëna deri të premten katër linja të autobusëve janë në shërbim të qytetarëve ndërsa gjatë vikendit vetëm dy linja.

Nga komuna e Tetovës për TV21 thonë se pas konsultimeve që janë bërë me kompaninë që ka furnizuar me naftë, për shkak të borxheve ata kanë ndërprerë furnizimin.

Si pasojë e ndërrimit të udhëheqësisë së komunës, kompania e cila furnizon me derivate mjetet transportuese, për arsye të borxhit të lënë nga udhëheqësia paraprake ka ndaluar furnizimin. Në konsultim të vazhdueshëm edhe me udhëheqësin e ndërmarrjes Tetova Transport, përsëri transporti publik ka filluar me rregull”, thonë nga Komuna e Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat