Incident në Spitalin e Tetovës, punonjësi shëndetësorë sulmon kolegen e tij

Tetova

Incident në Spitalin e Tetovës, punonjësi shëndetësorë sulmon kolegen e tij

Më: 13 janar 2022 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Një grua 44-vjeçare e punësuar në spitalin klinik të Tetovës ka raportuar në polici se është sulmuar nga një punonjës tjetër në këtë institucion.

“Me datë 12 janar në ora 10:15 në SPB Tetovë, 44-vjeçara A.A nga Bërvenica e Tetovës, punonjëse në spitalin klinik të Tetovës, ka raportuar se rreth orës 09:00 pas një debati të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga B.K. nga Tetova, njëherësh punonjës i spitalit”, njofton SPB Tetovë.

Policia e Tetovës dje ka regjistruar edhe dy raportime për sulm fizik.

Poashtu, dje në SPB Tetovë i mituri së bashku me prindin e tij kanë raportuar se me datë 7 janar rreth orës 18:15 në parkingun e një qendre tregtare në Tetovë teksa ndodhej me shokët e tij të mitur janë sulmuar fizikisht nga katër persona të cilit gjatë sulmit përdorën objekt të mprehtë, me çka shkaktuan lëndime.

Gjatë ditës së djeshme poashtu një 24-vjeçare nga Tetova ka raportuar në polici se më 11 janar të vitit 2022, rreth orës 18:30, në shtëpinë e familjes, pas një debati verbal është sulmuar nga bashkëshorti i saj F.B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat