MPB: Arrestohet tetovari që ka kryer dhjetëra mashtrime

Tetova

MPB: Arrestohet tetovari që ka kryer dhjetëra mashtrime

Më: 10 mars 2022 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Policët e SPB-së Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar sot (10 mars) rreth orës 14:30, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve “Ivo Lola Ribar” dhe “Blagoja Toska” në Tetovë, kanë arrestuar një 35-vjeçar nga Tetova.

Ai dyshohet se ka kryer dhjetëra mashtrime të ndryshme në zonën Tetovë-Gostivar, në periudhën nga shtatori i kaluar deri në mars të këtij viti, vepër e dënueshme nga neni 247 i Kodit Penal.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme.

Dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rasteve do të përgatitet parashtresa përkatëse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat