Tragjedia në spitalin modular të Tetovës, familjarët kërkojnë zbardhjen e rastit

Tetova

Tragjedia në spitalin modular të Tetovës, familjarët kërkojnë zbardhjen e rastit

Më: 23 mars 2022 Në ora: 00:46
Tragjedia në spitalin modular të Tetovës

Pothuajse 7 muaj pas tragjedisë së rëndë në spitalin modular të Tetovës, akoma nuk ka asgjë konkrete nga referimi i prokurorëve të rastit. Mbeten ende pezull pyetjet çfarë në të vërtetë ndodhi natën e 8 shtatorit të kaluar dhe si e humbën jetën 14 persona. Ekspertiza gjermane mbërriti që në janar, megjithatë akti i radhës është ai i referimit para kryeprokurorit Lubomir Jovevski.

“Që kjo fatkeqësi të jetë edhe më e madhe vazhdon edhe më tej të mos hiqen rrënojat e këtij objekti, të cilat gjithnjë kur kalojnë familjarët që humbën të dashurit e tyre, i shohin këtu rreth rruge”.

Qytetarët e Tetovës ndërkohë shprehen të revoltuar nga vonesat në institucionet e drejtësisë. Ata kërkojnë që raste të tilla të ndjeshme të zbardhen në kohë për të shmangur sa më shumë lëndimin e familjarëve dhe të afërmve.

“Duhet të del drejtësia por secili i ikën asaj që ka ndodh shkurt ti biem. Por sa do punohet për këtë që të del e vërteta në mejdan se di po është mirë të del por nëse nuk del këtu do del diku tjetër”.

“Patjetër që duhet të del, duhet të del e vërteta duhet ajo. Por shumë pak besoj, të jem i sinqertë”.

Rezultatet e paraprake të procedurë para hetimore, e cila veçmë ka përfunduar vënë në dukje se zjarri në spitalin modular të Tetovës ndodhi si pasojë e dëmtimit të kabllos shtuese ku ishte i lidhur aparati për defibrilim. Deri më tani, sipas informatave të prokurorisë, janë marrë në pyetje dhjetëra mjekë dhe infermierë që natën e kobshme ishin në vendin e tyre të punës, ndërsa dëshmi kanë dhënë me vetë dëshirë edhe disa qytetarë të Tetovës që në momentin e fatkeqësisë ishin brenda modularit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat