Uji në Tetovë nuk është i pijshëm

Tetova

Uji në Tetovë nuk është i pijshëm

Më: 2 prill 2022 Në ora: 14:39
Ilustrim

Si pasojë e të reshurave të shiut është dëmtuar ujësjellësi i qytetit të Tetovës dhe për këtë arsye i njëjti është i ndalur, njoftojnë nga NPK “Tetova” Tetovë.

“Si pasojë e të reshurave të shiut , uji që vjen nga burimi i Leshnicës ka pësuar ndotje dhe për këtë arsye i njëjti është i ndalur.

Sasia e ujit nga burimet tjera dhe bunaret arin deri në 260 l/s , sasi e cila nuk është e mjaftueshme për furnizim normal dhe të barabartë për të gjithë qytetarët ,kështu që ndërmarrja ka vendosur që prej ora 23:00 deri ne ora 03:00 të kemi restrikcion të ujit”, thonë nga NPK “Tetova” Tetovë.

Nga atje shtojnë se ky informim do të vlejë deri sa analizat e ujit nga burimi i Leshnicës do të na tregojnë se uji është i pastër dhe i plotëson kushtet për tu lëshuar për përdorim dhe shfrytëzim nga qytetarët.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat