Pezullohet vendimi për “Shik Jellak” në Tetovë

Tetova

Pezullohet vendimi për “Shik Jellak” në Tetovë

Më: 7 prill 2022 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal në Tetovë, me shumicë votash u votua plani i ri urbanistik për bllokun urban 57 dhe 57A apo Shik Jellaku i cili kohë më parë u ble nga biznesmeni kontrovers malazez Daka Davidoviq.

Me vendimin e sotëm të këshilltarëve komunal, pezullohet vendimi paraprak i Komunës për ndërtime të banesave në këtë bllok urban. Vendimin e këshillit e komentoi edhe kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami.

“Sigurisht që për ne para se të jetë i rëndësishëm investitori, është me rëndësi që të kemi një plan urban model për të cilin Tetova dhe Tetovarët e meritojnë. Informatat që kam nga komuna nuk ka pronar të ri, sepse ende nuk ka asnjë kërkesë në komunë për transfer të pronësisë.

Kontrata që qarkullon e kam pa edhe unë por në asnjë pikë nuk thuhet aty që është një kontratë shitblerjeje”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat