Shumë rrugë në Tetovë ende në baltë

Tetova

Shumë rrugë në Tetovë ende në baltë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Tani pesë muaj një pjesë e madhe e infrastrukturës rrugore në Tetovë e cila iu nënshtrua rikonstruimit ka mbetur në gjysmë. Pas ardhjes së përbërjes së re komunale, projektet u stopuan, me qëllim revidimin e tyre, dhe hetimin për shkelje eventuale, ndërsa u premtua se, me përmirësimin e motit të njëjtat do të vazhdojnë të asfaltohen.

Në gjendje më të vështirë, mbetet rruga “Strasho Pinxhur”, ku juanë të përqendruar rreth 100 biznese të vogla, e të cilat kanë humbje të mëdha fillimisht nga pandemia, dhe tash e pesë muaj nga mungesa e kalimtarëve si pasojë e shkatërrimit të rrugës.

“Kjo rrugë na pengon tepër, pluhur shumë ka, qarkullimi nuk është si duhet s`ka këmbësor, gjendje e jashtëzakonshme është kjo. Tregtinë e ka dëmtuar 90 për qind“, tha një banor.

Në gjendje të këtillë janë edhe disa rrugë të tjera nëpër qytet që tash e pesë muaj nuk janë prekur. Nga komuna e Tetovës thonë se punimet në këto rrugë të mbetura do të nisin në prill. Ndërsa vonesat i arsyetojnë me motin e ftoftë dhe me ngrica që ka bërë që të mos mund të punohet me asfalt. Premtojnë fillim të punimeve më fillim të prillit.

“Me atë rrugë tashmë jemi në fazën e përgatitjeve përfundimtare të projektit dhe do ndërhyjmë me ujësjellësin e ri dhe kanalizimin sepse nuk ishin paraparë në projektin e filluar vitin e shkuar. Sipas parashikimeve tona deri në fund të qershorit do e dorëzojmë si projekt. Planifikojmë të fillojmë me përmirësimin e kushteve klimatike sepse bazat e asfaltit nuk janë me punë”, tha Memet Jonuzi. Shef i sektorit për veprimtari komunale

Sipas Jonuzit, në disa punë që kishin filluar para zgjedhjeve, ka munguar projekti i mirëfilltë për asfaltimin e tyre, andaj është dashur që të ribëhen ndërsa një pjesë e madhe e rrugëve që presin asfaltimin por edhe atyre që u asfaltuan, janë bërë shtrimet me asfalt pa u rregulluar kanalizimi fekale, atmosferik dhe rrjeti i ujësjellësit, gjëra këto që kanë bërë që punët të rinisen nga e para. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat