Digjet objekti në Tetovë ku qëndronin të pastrehët

Tetova

Digjet objekti në Tetovë ku qëndronin të pastrehët

Më: 27 prill 2022 Në ora: 18:18
Digjet objekti në Tetovë ku qëndronin të pastrehët

Zjarrfikësit e Tetovës pasditen e sotme kanë shuar zjarrin në një objekt afër stacionit të autobusëve për më shumë se dy orë. Zjarri është raportuar në orën 14:00, ndërsa është lokalizuar dhe fikur pas orës 16:00.

“Ndërhymë në një ndërtesë të madhe që i ngjante sallës së fabrikës. Fatmirësisht askush nuk u lëndua, kishim frikë nga viktima, sepse kur arritëm atje na thanë se lypës të pastrehë qëndrojnë aty sepse salla ishte e braktisur.

Objekti është afër stacionit të autobusëve, ku ka edhe objekte të tjera banesore dhe afariste, prandaj kemi luftuar që zjarri të mos bartet në drejtim tjetër”, tha Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës.

Ndryshe, Njësiti i zjarrfikësve ka intervenuar me dhjetë zjarrfikës dhe katër automjete

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat