Shtabi i Krizës në Tetovë me disa vendime pas reshjeve të shiut

Tetova

Shtabi i Krizës në Tetovë me disa vendime pas reshjeve të shiut

Më: 30 maj 2022 Në ora: 08:50
Komuna e Tetovës

Pasditen e djeshme me fillim në orën 17:00 u mbajt mbledhja e Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës lidhur me gjendjen e krijuar pas reshjeve të shiut ku dëme të konsiderueshme u shkaktuan edhe në Komunën e Tetovës.

Në diskutim, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me anëtarët tjerë të Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës sollën këto përfundime:

– Të bëhet kërkesë për ndihmë nga qeveria lidhur me menaxhimin e situatës dhe shpërblimin e
dëmeve,
– Të bëhet kërkesë për ndihmë nga qyteti i Shkupit lidhur me pastrimin e rrugëve,
– Të vendohet kontakt numër për tu paraqitur dëmet nga ana e qytetarëve,
– Të vendoset komunikim i vazhdueshëm me qendrën për menaxhim me krizat, policinë dhe
drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim lidhur me ndërmarrjen e masave paraprake për evitimin e
dëmeve më të mëdha,
– Të bëhet kërkesë deri në qeveri për intervenim tek lumenjtë, konkretisht për të pastruar shtretërit e lumenjve,
– Të formohen viber – grup në të cilin do të koordinohen shtabi i krizës lidhur me masat parandaluese të cilat duhet që të ndërmerren në rast të krizave,
– Të intervenohet në pjesën e kanalizimit atmosferik (në plan afatgjatë)
– Të bëhet kontroll i ujit për pije.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat