Dëshmitari i zjarrit në Tetovë: Ishte e pamundur të ndalonim përhapjen e zjarrit

Tetova

Dëshmitari i zjarrit në Tetovë: Ishte e pamundur të ndalonim përhapjen e zjarrit

Më: 30 maj 2022 Në ora: 14:07
Dëshmitari i zjarrit në Tetovë

Njëri prej dëshmitarëve i cili ka qenë i pranishëm në momentin kur ka shpërthyer zjarri në Tetovë, para gazetarëve deklaroi se zjarri ka shpërthyer në ora 09.

Ai theksoi se së bashku me disa persona të tjerë janë futur brenda fabrikës, por nuk kanë arritur ta ndalojnë përhapjen e zjarrit.

“Përafërsisht në ora 09:15 kam arritur këtu, pasi e vërejtëm tymin. U afruam që të japim ndihmë dhe në disa raste u futëm edhe brenda. Pamë se digjeshin materialet ndërtimore, të cilët përmbajnë materiale kimike. Ishte e pamundur ta shuanim zjarrin në fillim”.

“Ndërsa deri tani zjarrfikësit së bashku me kompanitë private kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrit. Lajmi i mirë është që nuk ka viktima. Falënderojmë qytetarët të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e materialit jashtë fabrikës ku shpërtheu zjarri”, deklaroi mes tjerash personi i cili ishte në vendin ku shpërtheu zjarri.

Ndryshe, mjeku Gazmend Ibishi nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë, deklaroi se një person është lënduar lehtë, ndërsa tre të tjerë kanë qenë me asfiksim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat