SPB-Tetovë: Plagoset një person në Zhelinë

Tetova

SPB-Tetovë: Plagoset një person në Zhelinë

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Mbrëmë në fshatin Zhelinë të Tetovës, një 40 vjeçar duke qëndruar në oborrin e tij, është lënduar në krah nga një plumb “qorr”.

“Me datë 25.07.2022 në ora 21:30 në njësinë policore Grupçin, E.R. (40) nga fshati Zhelinë e Tetovës, ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij në fshat është plagosur në krah nga një plumb endacak e nga një arme zjarri.

Ai është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku ka pranuar trajtim mjekësor. Është kryer inspektimi nga ekipi i SPB Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, njoftoi zëdhënësi i SPB-së në Tetovë Fatmir Rexhepi.

Ndryshe, brenda dy jave, dy persona në Tetovë dhe rrethinë kanë marrë lëndime nga plumba të padestinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat