Zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë nesër do të jetë e hapur, qytetarët mund të drejtohen në raste ankesash

Tetova

Zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë nesër do të jetë e hapur, qytetarët mund të drejtohen në raste ankesash

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 22:02
Tetova

Zyra rajonale e Avokatit t Popullit në Tetovë do të jetë e hapur nesër në ditën e zgjedhjeve për Këshill Komunal, nga ora 07:00 deri në orën 19:00, ndërsa qytetarët për mbrojtjen e të drejtave të tyre do të mund të drejtohen në zyre apo në numrin e telefonit 044 344-082.

“Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve do t’i mbrojë me marrjen e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucioneve të tjera të cilat e kanë për detyrë të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre të garantuara. Avokati i Popullit, edhe me këtë rast, potencon se, e drejta e zgjedhjes është e drejtë e cila garantohet me Kushtetutë si e barabartë, e përgjithshme dhe e drejtpërdrejt dhe realizohet në zgjedhje të lira, me votim të fshehtë dhe askush nuk guxon të thirret në përgjegjësi për shkak të realizimit të kësaj të drejte, prandaj jo rastësisht shkelja e lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, si dhe shkeljet e tjera të së drejtës së zgjedhjes janë vepra të ndëshkueshme”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit u kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor t’i respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat