Arrestohet një person në Tetovë për lëndë narkotike

Tetova

Arrestohet një person në Tetovë për lëndë narkotike

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 12:41
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Policia e Tetovës mbrëmë e ka arrestuar një person, për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.

“Mbrëmë (23-shtator), gjysmë ore pas mesnate, në Tearcë të Tetovës, pjesëtarët e policisë e SPB Tetovë kanë privuar nga liria 28-vjeçarin A.N. nga Odri i Tetovës.

Gjatë kontrollit të kryer atij i është gjetur kokainë”.

“I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat