Ndalohet një person në Tetovë, i konfiskohen lëndë piroteknike

Tetova

Ndalohet një person në Tetovë, i konfiskohen lëndë piroteknike

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Me datë 28.12.2022 në ora 12:30 në sheshin e qytetit në Tetovë, policia nga SPB Tetovë e kanë ndaluar Sh.Z.(50) nga Tetova.

Atij i janë gjetur dhe konfiskuar rreth 560 copë mjete të ndryshme piroteknike.

Personi është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat