Në Tetovë do të shënohet epopeja e UÇK-së

Tetova

Në Tetovë do të shënohet epopeja e UÇK-së

Më: 5 mars 2023 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

5, 6 dhe 7 marsi janë datat që shënojnë epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto ditë shënojnë sulmin e tretë mbi familjen Jashari në Prekaz të Drenicës më 1998, të cilat shënojnë edhe rënien e komandantit legjendar, Adem Jashari me pjesëtarët e familjes së tij.

Me këtë rast, në Pallatin e Kulturës në Tetovës, për herë të parë nën patronazhin e një institucioni do të shënohet epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respektivisht organizatore do të jetë komuna e Tetovës. Pritet pjesëmarrja e Lulzim Jasharit, djalit të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe kryetarit të kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. ”Komuna e Tetovës, në nderim të luftës së Kosovës dhe sakrificës heroike të familjes Jashari për herë të parë organizon Akademinë përkujtimore “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Në këtë ngjarje të jashtëzakonshme kombëtare që organizohet në qytetin tonë, të pranishëm do të jenë Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca, historiani Hakif Bajrami, si dhe studiuesi Elvis Hoxha. Akademia mbahet ditën e hënë me fillim në ora 19:00. Ky organizim është për herë të parë organizohet në vijë institucionale”, tha zëdhënësi i komunës së Tetovës Albi Qamili.

Ndryshe, në orën 5.30 minuta të datës 5 mars, artileria serbe, nga Fabrika e Municionit, fillon gjuajtjet në drejtim të Kullës së Shaban Jasharit dhe të të gjithë Jasharëve.

Gjatë luftimeve më 5.6 dhe 7 mars kanë rënë dëshmorë 59 pjesëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit dhe familjes së gjerë Jashari të Prekazit të Ulët të Drenicës si dhe tre miq e nipa që kishin ndodhur në këtë familje më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat