Tejkalohen problemet e ujësjellësit në fshatrat e Dibrës

Tetova

Tejkalohen problemet e ujësjellësit në fshatrat e Dibrës

Më: 8 mars 2023 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Vitet që kaluan ujësjellësit të fshatrave të Dibrës nuk u mirëmbajtën në përputhje me normat ligjore. Një pjesë e tyre patën dëmtime dhe pjesa më e madhe e ujësjellësve nuk klorohej. Duke marrë parasysh edhe ligjin për vetëqeverisje lokale, këshilli i komunës ka sjell vendim që ujësjellësit të vendbanimeve rurale të mirëmbahen dhe menaxhohen nga pushteti vendor.

Pushteti vendor në Dibër definitivisht ka marrë nën menaxhim ujësjellësit dhe kanalizimet në fshatrat e Dibrës, të cilët deri tani ishin të menaxhuara nga bashkësitë vendore. Këshilli i komunës ka sjell vendim me të cilin edhe zyrtarisht komuna Dibër do të mirëmbajë dhe do të interesohet për kualitetin e ujit të ujësjellësve nëpër fshatrat të Dibrës.

Vitet që kaluan ujësjellësit të fshatrave të Dibrës nuk u mirëmbajtën në përputhje me normat ligjore. Një pjesë e tyre patën dëmtime dhe pjesa më e madhe e ujësjellësve nuk klorohej. Duke marrë parasysh edhe ligjin për vetëqeverisje lokale, këshilli i komunës ka sjell vendim që ujësjellësit të vendbanimeve rurale të mirëmbahen dhe menaxhohen nga pushteti vendor. Vite me radhë meqë bashkësitë lokale nuk kishin fuqi ligjore për të patur edhe xhirollogari, shumë ujësjellës nuk ishin në nivelin që duhet. Duke komentuar vendimin e këshillit të komunës, kryetari i Dibrës Hekuran Duka ka thënë se duhet respektuar ligjin dhe ujësjellësit nëpër fshatra do t’i menaxhoj komuna. Sipas tij në përputhje me vendimin të Këshillit të komunës, ujësjellësit do të mirëmbahen por njëkohësisht edhe do të klorohen, gjë që deri tani nuk është bërë.

Bëhet fjalë kryesisht për fsharat Kosovrast i Epërm. Kosovrast i Poshtëm, Mogorçja, Xhepishta, Otishani, etj. Poashtu do të mirëmbahen edhe kanalizimet të fshatrave në fjalë. Duka sqaroi se pas kësaj do të sillet vendim edhe për angazhimin e ndërmarrjes komunale publike “Standardi”, që pikërisht kjo ndërmarrje të merr aktivitetet e saj që t’i mirëmbaj si ujësjellësit ashtu edhe kanalizimet në fshatrat. Ndërmarrja komunale është e gatshme të merr edhe këtë aktivitete meqë ajo është themeluar nga pushteti vendor i Dibrës.

Për herë të parë tani ujësjellësit nëpër fshatra do të kenë mundësi të furnizojnë banorët me ujë të kontrolluar. Deri tani në disa fshatra për shkak të mirëmbajtjes së dobët të ujësjellësve, por edhe mos klorimit, banorët kanë patur shumë probleme me kualitetin e ujit. Shpesh herë ka ndodhur që pas kontrolleve që i janë bërë ujit të ujësjellësve të cilët faktikisht kanë edhe burimet e veta, nga ana e Entit për shëndet publik nga Ohri, uji ka qenë jo i pijshëm të cilët mund të ndikojnë në shëndetin e popullatës.

Klorimi i këtyre ujësjellësve ka qenë i pamundur meqë vet ujësjellësit nuk kanë rezervuarët me standardet të nevojshme. Në bisedën që patëm me banorët e fshatrave në fjalë që janë aktivist në bashkësitë vendore u informuam se banorët të vendbanimeve rurale përshëndesin vendimin të komunës Dibër për menaxhimin të ujësjellësve nëpër fshatra. Siç thonë ata, tani duke u mirëmbajtur ujësjellësit dhe duke u bërë klorimi në kohë nga ndërmarrja komunale publike “Standardi”, definitivisht do të tejkalohen problemet e deritashme, meqë ndodhte shpesh herë të paraqitet nga konsumimi i ujit edhe sëmundje infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat