Deponitë ilegale ndotin Dibrën, OJQ i gjuan me dron

Tetova

Deponitë ilegale ndotin Dibrën, OJQ i gjuan me dron

Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Një numër i madh i deponive ilegale me lloje të ndryshme të mbeturinave mund të vërehen në afërsi të Dibrës dhe zonave të banuara. Një pjesë e mirë e këtyre mbeturinave përfundojnë më pas në lumenj, por edhe në liqenin e Dibrës, përmes ujërave të zeza. Kohët e fundit u gjetën vendet ku u hodhën më shumë se 200 goma makinash. Një prej tyre ishte pothuajse pranë liqenit.

Një Organizatë Joqeveritare ka gjetur një mënyrë për të ngritur alarmin kur ndodhin hedhje të paligjshme. Përmes një droni, gjejnë lokalitetet e kontaminuara dhe i bëjnë publike.

Çdo informacion që vjen më pas postohet në platformën sociale Facebook dhe në faqen e internetit të shoqatës. Në këtë mënyrë informacioni arrin tek institucionet kompetente komunale, por edhe tek policia, e cila më pas duhet të marrë masa.

Organizata shpreson se në këtë mënyrë do të detyrojnë autoritetet komunale vendore të rrisin aktivitetin e tyre në terren. Ekziston edhe shpresa që përmes regjistrimit me dron edhe qytetarët e pandërgjegjshëm ta dinë se dikush i ndjek vazhdimisht dhe në këtë mënyrë do të ulet ndotja. Në hyrje të Dibrës ndodhet një deponi e madhe ilegale, e cila prej vitesh është një nga ndotësit kryesorë të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat