Sot zhvillohet seancë gjyqësore për djegien e spitalit modular në Tetovë

Tetova

Sot zhvillohet seancë gjyqësore për djegien e spitalit modular në Tetovë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:16
Spitali i Tetovës

Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot nga ora 11:00 vazhdon gjykimi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës që ndodhi në vitin 2021 ku humbën jetën 14 persona.

Në sallën e gjyqit duhet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarëve të rinj që janë thirrur me kërkesë të avokatëve të të akuzuarve.

Në seancën e fundit të datës 21 mars, u dëgjuan profesorët universitarë, të cilët në procedurën para-hetimore dhanë një konstatim dhe mendim në formë të shkruar, si dhe dy infermierë, të angazhuar në spitalin modular.

Të akuzuarit, ish-drejtori Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësuesi i Spitalit klinik të Tetovës si person juridik, në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk e pranojnë fajin dhe se nuk e pranojnë se kanë kryer veprat për cilat akuzohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat