Anulohet edhe seanca e sotme për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë

Tetova

Anulohet edhe seanca e sotme për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 11:42
Spitali Modular në Tetovë

Është anuluar edhe seanca e sotme gjyqësore për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, në të cilën duhej të thuheshin fjalët përfundimtare të palëve.

Seanca e sotme u anulua për shkak të mungesës së avokatit të të akuzuarit Artan Etemi, i cili nuk erdhi për arsye shëndetësore.

Seanca e radhës për fjalët përfundimtare u caktua për më 29 maj, ndërsa gjykatësi i cili e udhëheq këtë lëndë, tha se seanca e radhës do të zhvillohet edhe nëse nuk paraqiten të akuzuarit ose mbrojtësit ligjorë të tyre.

Ndryshe seanca e sotme duhej të vazhdonte me fjalët përmbyllëse të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të pandehurve, të cilët ngarkohen për disa vepra penale të ndërlidhura me zjarrin në spitalin modular të Tetovës që ndodhi në shtator të vitit 2021, nga i cili humbën jetën 14 persona.

Ish-drejtorët, Florin Besimi dhe Artan Etemi, akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mos respektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Spitali Klinik, si person juridik, akuzohet për dy vepra penale – “shkaktim i rrezikut publik” dhe “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Në fillim të gjykimit, të akuzuarit deklaruan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat