BDI mblidhet nesër në Tetovë

Tetova

BDI mblidhet nesër në Tetovë

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 21:57
BDI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thirrur mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së.

Mbledhja do të mbahet nesër, të premten, më 24 tetor 2025, me fillim nga ora 13:30, në selinë e partisë në Tetovë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë mbledhjes pritet të diskutohen çështje të rëndësishme politike dhe organizative, në kontekst të zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe analizimi i rezultateve të zgjedhjeve lokale.

Mbledhja vjen në një moment kur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen debate për ristrukturime të brendshme dhe për orientimin e ardhshëm të partive pas ciklit zgjedhor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat