Në Tetovë mbahet gara ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit

Tetova

Në Tetovë mbahet gara ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit

Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 17:53
Në Tetovë mbahet gara ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit

Në Fakultetin e Shkencave Teknologjike dhe Teknike pranë Universitetit të Tetovës sot po   mbahet Gara e 5-të ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit.

Organizatorët njoftojnë se Komisioni Ndërkombëtar Organoleptik do t’i analizojë strishot e mjaltit nga garuesit – gjithsej 200 bletarë nga 15 shtete.

“Kjo ngjarje është rezultat i bashkëpunimit të shoqatave udhëheqëse të bletarëve nga rajoni, me një mision të përbashkët – promovimi i cilësisë, autenticiteti dhe inovacioni në produktet e bletëve, si dhe përforcimi i bashkëpunimit profesional mes bletarëve të Ballkanit”, informojnë organizatorët e ngjarjes.

Organizatorë janë Shoqata e bletarëve “Qyteti i Bletëve” – Tetovë, Shoqata e bletarëve të Prefekturës Tiranë, Shoqata e Mjaltit – Prishtinë, Shoqata e bletarëve Ulqin dhe Shoqata e bletarëve Apikula – Bujanoc.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat