Arrestohet 57-vjeçari nga Tetova, ka incizuar 18 vjeçaren

Tetova

Arrestohet 57-vjeçari nga Tetova, ka incizuar 18 vjeçaren

Më: 17 janar 2026 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, sot është arrestuar 67 vjeçari nga Tetova i cili për një periudhë të gjatë ka shqetësuar 18 vjeçaren.

Sipas raportit policor, ai ka ndjekur atë dhe ka incizuar me telefon mobil.

Pardje rreth orës 12:10, në rrugën 'Jadranska', zyrtarët policorë kanë arrestuar E.I (57), pas denoncimit të mëhershëm. Në denoncim është theksuar se 57 vjeçari vazhdimisht ka ndjekur vajzën pa lejen e saj", thuhet në raportin e policisë.

Nga SPB Tetovë njotojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet denoncim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat