Sot, Universiteti i Tetovës është përfshirë nga një situatë tensioni pas një alarmi për mjet shpërthyes, duke shkaktuar shqetësim te studentët dhe stafi akademik.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, autoritetet universitare kanë ndërmarrë masa emergjente, duke bërë evakuimin e të gjithë të pranishmëve nga objektet e kampusit në Tetovë, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar strukturat e sigurisë.
Sipas informacioneve të para, alarmi dyshohet të ketë ardhur përmes një porosie elektronike, në një mënyrë të ngjashme me rastet e raportuara më herët në institucione të tjera arsimore në vend.
Aktiviteti mësimor është pezulluar përkohësisht, ndërsa autoritetet po kryejnë kontrolle dhe verifikime të detajuara për të përjashtuar çdo rrezik, me njoftime shtesë që priten pas përfundimit të hetimeve.