Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Tetova

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Më: 20 mars 2026 Në ora: 16:56
Kabllat e zërimit në Xhamin e Pashës janë prerë me gërshërë

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur.

Njoftim për komunitetin:

Kabllat e zërimit në Xhamin e Pashës janë prerë me gërshërë nga një person i panjohur duke bërë që zërimi jashtë mos të dëgjohet gjatë faljes së bajramit.

Ky është një veprim i papranueshëm dhe duhet dënuar ashpër.

Ju lutemi, nëse dikush ka informacion ose ka vërejtur diçka të dyshimtë në zonë, ta ndajë me përgjegjësit përkatës.

Le të kontribuojmë të gjithë për të ruajtur hapësirat tona të përbashkëta.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat