Propaganda mbi gjithçka/ Në Bashkinë e Veliajt një punon, dhjetë fotografojnë

Tirana

Propaganda mbi gjithçka/ Në Bashkinë e Veliajt një punon, dhjetë fotografojnë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 11:12
Foto e publikuar ne Facebook

Propaganda mbi gjithçka. Kjo është motoja me të cilën drejton Tiranën kryebashkiaku Erion Veliaj.

Pavarësisht se Tirana ka me qindra problematika, për Veliaj rëndësi ka që gjithçka në foto e video të dalë e bukur.

Për këtë arsye ai ka në stafin e tij një “ushtri” të tërë fotografësh që mundohen të reklamojnë në media dhe rrjete sociale “arritjet” e qeverisje së shefit të tyre.

Shembulli më i mirë është fotoja e mëposhtme, e publikuar nga gazetari Lutfi Dervishi.

“Imagjinoni sikur vetëm njëri/njëra të bënte foton- dhe të tjerët të punonin!”, shkruan ai.

Image
Facebook

Ndërkohë që nuk kanë munguar edhe ironitë në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat