Erion Veliaj mirëkupton veprimet e protestuesve: “Rraqe janë, i rregullojmë prapë! Të inkurajojmë drejtësinë!”

Tirana

Erion Veliaj mirëkupton veprimet e protestuesve: “Rraqe janë, i rregullojmë prapë! Të inkurajojmë drejtësinë!”

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 22:24
Erion Veliaj

Ekzekutimi i Klodian Rashës nga një efektiv policie ka ngritur në këmbë gjithë Shqipërinë dhe vendi është pushtuar nga protesta të dhunshme. Të revoltuar nga struktuara e Policisë së Shtetit e cila po shkon gjithnjë e më shumë drejt rrënimit qytetarët po shprehin revoltën e tyre në kryeqytet prej mbrëmjes së djeshme.

Kryeqyteti u përfshi në protestë masive ku  qytetarë të shumtë u mblodhën para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj. Më pas ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku kanë tentuar të hyjnë brenda por nuk ia kanë dalë. Në orën 22:00 protestuesit marshuan drejt shtëpisë së Klodian Rashës, ku edhe ndezën qiri në kujtim të 25-vjeçarit.

Protesta ishte e dhunshme pasi u dëmtuan dhe dogjën disa objekte si edhe u lënduan 9 efektivë, 3 prej të cilëve u shtruan në spital në gjendje të rëndë, pasi kanë marrë dëmtime serioze në kokë dhe në trup.

Shumë media pro-qeveritare, disa personazhe publike e disa qytetarë u prekën nga djegia e pemës së Krishtlindjeve e vendosur në sheshin “Skënderbej”, e cila u riparua menjëherë mëngjesin e sotëm.

Ndonëse nuk reaguan fare për vrasjen e një 25-vjeçari që ka tronditur bazat e shtetit shqiptar, e aq më pak nuk shprehën indinjatën e tyre për Policinë e Shtetit a heshtjen e qeverisë, këta persona e media dënuan djegien e pemës dhe përdorën rrjetet sociale për të “shprehur indinjatën” e tyre.

Mirëpo, ndryshe nga ata, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në reagimin e tij më herët ditën e sotme u shpreh tejet i vetëdijshëm për seriozitetin e situatës.

Veliaj tha se është vetë babai i një djali dhe e kupton dhimbjen e madhe që ndjen familja e Klodit, sipas tij. “Unë jam babai i një cuni të vogël dhe e marr me mend si është thyer zemra e atij babait të Klodit, djalit që u vra. Se nuk besoj se ka gjë më të rëndë se të humbësh fëmijën. Një ditë do kesh vetë fëmijë dhe e kupton ca dhimbje është kur sëmuret dhe jo ta humbasësh”, tha Veliaj ndër të tjera.

Madje, kryebashkiaku ndryshe nga çdo herë tjetër mirëkuptoi dhe dëmet që u shkaktuan gjatë protestës, duke thënë se ato “janë rraqe dhe rregullohen përsëri”.

“Kurse ajo minoranca që shkatërron s’ka problem. I rregullojmë prap. Në këtë fazë do inkurajuar drejtësia t’i shkojë deri në fund kësaj pune. T’i zbardhi rrethanat dhe të vendoset një standard i ri që këtu nuk ndodh gjë pa u ndëshkuar. Pastaj për të pastruar, e rregulluar pemë e drita, punë e madhe, rraqe janë. U prish shtëpia nga tërmeti, e ribëmë më të fortë. Për tu ringritur do ringihemi, e vetmja çështje është të ringrihemi më të mirë seç ishim kur ramë”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Mirëpo, kreu i qeverisë Edi Rama në reagimin e tij të parë për këtë ngjarje, ndryshe nga Veliaj, tha se:”S’ka bërë vaki që qeveria të degradonte në arrogancë. Nuk e kemi dëshiruar përplasjen me forcë, as kur kanë qënë militantë të mbledhur me autobusa të paguar si ata që i vunë flakën pemëve të Krishtlindjeve”.

Kreu i qeverisë hoqi përgjegjësinë nga struktura e Policisë së Shtetit dhe e drejtoi atë vetëm te një individ, por në fakt qytetarët e dinë se kjo strukturë është e kalbëzuar, që nga hyrja në këtë strukturë, shmangia e përgjegjësisë, mostrajtimi i duhur në Akademinë e Policisë, etj.

E gjithë struktura nga Drejtoria e Policisë, te Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave deri tek Forcat Shqiponja, të gjithë drejtuesit duhet të largohen. Konkretisht, “iconstyle.al”, duke iu bashkuar kuazës së protestuesve dhe kërkesës së tyre, kërkon largimin e :

-Muhamet Rrumbullaku, drejtor i SHÇBA, që manipuloi hetimin.
-Ardi Veliu, drejtori i Policisë së Shtetit.
-Gjovalin Loka, drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, mban përgjegjësi për dhunën ndaj protestuesve.
-Rebani Jaupaj, drejtor i Policisë Tiranë duhet të mbajë përgjegjësi pse policia ishte pa kamera në trup natën e ekzekutimit të Klodianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat