Pallat ngjitur me digën, godina shumëkatëshe lidhet me urë me Liqenin Artificial

Tirana

Pallat ngjitur me digën, godina shumëkatëshe lidhet me urë me Liqenin Artificial

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:46
Plani

Më 18 gusht të 2014, përmes një proteste socialistët kundërshtuan ndërtimin e pallateve shumëkatëshe pranë apo poshte digës së Liqenit Artificial në Tiranë.

Madje në atë kohë kryebashkiaku i sotëm  Erion Veliaj, ishte trumbetues i Tiranës së gjelbër dhe akuzonte per betonizim, e për këtë  sapo mori detyrën e çoi lejen e ndërtimit në gjykatë. 

“Gjyqet në të kaluarën nuk kanë shkuar në favor të interest publik port ë interest privat.  Çështja është shumë e qartë. Qytetarët e kanë kundërshtuar betonizimin e parkut e nuk do të lëmë gurë pa lëvizur që Parku I Liqenit të mos preket nga 17 katëshe”  do deklaronte më 4 maj 2014 Erion Veliaj.  

Por qartësisht koha dhe interest ndikojnë tek ai. Fjalët u harruan dhe vendin e zuri veprimi.

Tashmë thuajse i njëjti projekt i 6 viteve më parë vetem me disa kate të shtuara do të zërë vend vetëm pak metër larg digës së Liqenit.

Mësohet se projekti parashikon ndërtimin e një kompleks pallatesh shumë katëshe, madje siç duket në foto ballkonet e shtëpive do të jenë thuajse mbi liqen.

Ndërtesën me digën do ta ndajë me sa duket vetëm rruga ku do të kalojnë makinat.

Për shkak se projekti ende nuk është bërë publik, nga fotot shihet se automjetet do të kalojnë poshtë urës, e cila siç edhe shihet do të lidhë shëtitoren e liqenit me pallatet shumë katëshe (Shikoni fotot poshte)

Nëse kjo do të lejohet atëherë pas rrethimit të sheshit Skënderbe, pritet që dhe liqeni të zhytet nën palate shumëkatëshe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat