Bashkia e Tiranës ndriçim vetëm në qendër, harrohen lagjet periferike

Tirana

Bashkia e Tiranës ndriçim vetëm në qendër, harrohen lagjet periferike

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:39
Tiranë

Ankesa të shumta kanë mbërritur në redaksinë e emisionit BOOM  nga dhjetëra qytetarë të cilët syri i shikon dritë dhe ndriçim vetëm në rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa lagjet periferike  janë lënë plotësisht në harresë nga Bashkia.  

Gazetarja e BOOM ka shkuar për të bërë një vëzhgim nga afër në Rrugën “Andon Kuqali”. 

Banoret e këtyre lagjeve shprehen se janë të indinjuar për këtë situatë të krijuar.

Ata jetojnë në rrugët dytësore të kryeqytetit, por kjo nuk e justifikon aspak bashkinë e Tiranës për t’i lënë në harresë këto lagje.

Këta qytetarë i paguajnë taksat bashkisë dhe kjo e fundit ka detyrimin që t’u shërbejë.

Banorët: Rrugët pa ndriçim janë kthyer në makthin tonë. Kanë  frikë të dalin fëmijët nga shtëpia kur bie mbrëmja se rrugët janë terr.

Kryetari i bashkisë duket se nuk i dëgjon ankesat e banoreve  dhe të marrë masa sepse Tirana nuk është vetëm qendra e saj.

Korsitë e biçikletave drejt degradimit

Ndërkohë, të njëjtin fat kanë pësuar edhe korsitë e biçikletave.

Për korsitë e biçikletave në rrugën e “Dibrës” janë investuar 17 mln Lekë, por  gjendja aktuale e  trafikndarëseve në këto korsi është skandaloze.

Ato janë dëmtuar dhe vijojnë të qëndrojnë po në këtë gjendje.

Zoti Veliaj duhet t’i dëgjojë qytetarët dhe të mirëmbajë këto investime sepse po shkojnë drejt degradimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat