Tetë të arrestuar në Tiranë gjatë orëve të fundit, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Tirana

Tetë të arrestuar në Tiranë gjatë orëve të fundit, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 09:54
Ilustrim

Tetë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës gjatë orëve të fundit.
Sipas asaj që njofton vetë Policia, të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy prej tyre janë arrestuar pasi shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla.

Policia: Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihen në pranga 2 shtetas.

Arrestohen në flagrancë edhe 4 shtetas të tjerë, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në rrugën ‘Serfain Fanku“ në Shkozë, dy shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në doza, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasit:

•K.B., 25 vjeç dhe F.Sh., 26 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtyre dy shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan 100 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar bënë kapjen dhe ndalimin të shtetasve :

•E. O., 32 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me tre muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

•E.Xh., 35 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, i kryer në bashkëpunim.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë ndalimi i shtetasit K.Gj., 21 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E.P dhe A.K., pasi dyshohen se kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit J.G.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. A., 21 vjeç, pasi në rrugën “Fortuzi”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat