Lëvizte në Tiranë i dehur dhe i armatosur, policia prangos 23-vjeçarin e dënuar më parë për…

Tirana

Lëvizte në Tiranë i dehur dhe i armatosur, policia prangos 23-vjeçarin e dënuar më parë për…

Më: 19 janar 2021 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

“Shqiponjat” dhe efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, arrestuan një 23-vjeçar me precedent të mëparshëm penal pasi qarkullonte me armë zjarri me vete në qytet.

“Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka arrestuar në flagrancë shtetasin J. Gj., 23 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Kapja e këtij shtetasi u bë në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kohës që drejtonte mjetin ishte në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.

Shërbimet e Policisë kishin marrë informacion në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin J. Gj. dhe pasagjer shtetasin E. B., poshtë sediljes së drejtuesit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 10 fishekë.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë fakt dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat