Grabitja e bankës në Tiranë/ Ja pse autori i maskuar zgjodhi taksi për t’u larguar

Tirana

Grabitja e bankës në Tiranë/ Ja pse autori i maskuar zgjodhi taksi për t’u larguar

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:26
Foto Ilustrim

Sipas Policisë, autori i dyshuar i grabitjes së filialit të institucionit financiar sipas burimeve ka qenë i veshur sportiv me kapuçin e bluzës në kokë.

Sipas dëshmive të marra, ai nuk është kuptuar deri në momentin që është afruar te sporteli, ku ka nxjerrë një send në dukje armë zjarri pistoletë, duke kanosur punonjësit dhe kërkuar atyre vlerat monetare që kishin në arkë.

Një pjesë e lekëve të ndodhura në filial i janë dhënë dhe më pas ka dalë me shpejtësi. Për disa metra dyshohet se ka ecur në këmbë, megjithëse burimet thonë se autori mund të ketë pasur edhe një ndihmës që e ka ndihmuar për t’u larguar.

Hetuesit janë duke sekuestruar kamera të sigurisë, për të mësuar me çfarë është larguar më tej.

Një metodë, thanë burimet, e përdorura në disa grabitje të ngjashme më herët në kryeqytet, është ajo e përdorjes së taksive për t’u larguar sa më shumë vendit të ngjarjes, por kjo do të shihet nga vëzhgimi i kamerave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat