Pa maska e pa distancë nga Liqeni, qytetarët i druhen vetëm policisë

Tirana

Pa maska e pa distancë nga Liqeni, qytetarët i druhen vetëm policisë

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:23
Parku i Liqenit Artificial

Parku i Liqenit Artificial ishte i tejmbushur  me qytetarë këtë të dielë. Pavarësisht rasteve në rritje të të infektuarve dhe shtrimeve në spitale të rinj dhe të moshuar  kanë neglizhuar masat anti-Covid duke shaktuar grumbullime dhe duke mos mbajtur maskën.

Në javën e fundit vendi ynë ka njohur një përkeqësim të situatës, sa i përket të infektuarve me loronavirus

Në strukturat spitalore situata është e vështirë, në katër strukturat spitalore po trajtohen 431 persona dhe vetëm 100 shtretër janë të lirë.

Por shifrat duket se nuk i trembin qytetarët.

Me rreth 1100 infektime në 24 orë shëtitorja në parkun e Liqenit Artificial është e tejmbushur, qytetarët neglizhojnë masat duke mos shmangur grumbullimet dhe disa nuk përdorin as maskë.

Pamjet në video tregojnë se rreziku i infektimit është i madh. Prej mëngesit, 6 efektivë të policisë ishin stacionuar vetëm në digën e Liqenit.

Në rastet më të mira qytetarët vetëm këshillohen për mbajtjen e maskës.

Por nuk mungojnë as gjobat.

Të gjithë e kanë një maskë me vete, por jo në funksion të anti-infektimit. Disa e nxjerrin nxitimthi sapo vërejnë policinë.

Justifikimet për shkeljen e kësaj mase anti-Covid janë të shumta.

“Nuk rrimë në ambjente të mbyllura shumë.”

Sa e hoqa, do të pi cigare.”

Disa frikësohen nga qytetarët neglizhentë, por gjithësesi janë kundër kufizimeve të tjera.

“Shohin policin dhe vënë maskën.”

“Nuk është aq e nevojshme për mbyllje se njerëzit do të punojnë.”

Ndërkohë që në pedonalen e Liqenit ishin shtuar kontrollet, në lokale askush nuk shqetësohej prej kontrollorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat