Mbi 22 mijë raste aktive në Tiranë, cilat janë vatrat e rrezikshme në vend

Tirana

Mbi 22 mijë raste aktive në Tiranë, cilat janë vatrat e rrezikshme në vend

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Janë kryer 3805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat