Arsenali i armëve të sekuestruara në Tiranë, SPAK kërkon “burg” për 9 të arrestuarit

Tirana

Arsenali i armëve të sekuestruara në Tiranë, SPAK kërkon “burg” për 9 të arrestuarit

Më: 4 prill 2021 Në ora: 12:28
Ilustrim

Prokuroria e Posaçme – SPAK, e përfaqësuar nga prokurorët Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për nëntë personat e arrestuar në lidhje me kapjen e armatimit dhe municioneve pak ditë më parë.

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca për caktimin e masës për pesë të arrestuarit në datën 1 prill, Paris Prenga, Bledar Deda, Flor Abazi, Bujar Jaupi dhe Arben Sufa.

Masë në mungesë GJKKO pritet të caktojë edhe për dy të shpallurit në kërkim, Sokol Xhura dhe Akil Kulla.

Po ashtu, rivlerësim të masës së sigurisë, GJKKO do të japë edhe për Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku.

Dy të fundit të arrestuar në fund të muajit shkurt për tentativën për eliminimin fizik me eksploziv të Gjon Menës në Kamëz.

Enver Jamaku, i cili pritet të marrë statusin e të penduarit të drejtësisë, ka zbërthyer grupin edhe për tre ngjarje të tjera të disa viteve më parë të tentativave për ekzekutim me eksploziv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat