Raporti IFIMES: Tiranë një fasadë e bukur ku lulëzon kanabisi

Tirana

Raporti IFIMES: Tiranë një fasadë e bukur ku lulëzon kanabisi

Më: 5 prill 2021 Në ora: 14:56
Tiranë

Në 8 vite qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë nga katër premtimet kryesore të tij, madje kultivimi i kanabisit është rritur.

Këto konkluzione kanë dalë nga raporti i Institutit Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet e Ballkanit me qendër në Lubjanë të Sllovenisë, institut që mban status special këshillues në Këshillin Ekonomik dhe Social i Kombeve të Bashkuara.

Akuzat e para ndaj Ministrit Tahiri në lidhje me trafikantët e drogës u bënë nga Dritan Zagani, një polic shqiptar në luftën kundër mafies së drogës.

“Pasi u akuzua për rrjedhje informacioni, ai u arrestua nga policia shqiptare. Rasti 339 ka të bëjë me një duzinë CD-ve që përmbajnë biseda telefonike të përgjuara midis bandës Avdyli dhe ministrave socialistë, kryetari i bashkisë së Durrësit, deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Banda Avdyli ishte nën mbikëqyrjen e policisë me kërkesë të autoriteteve gjermane në lidhje me kontrabandën e narkotikëve të rëndë.

Përgjimet e bisedave telefonike treguan se banda Avdyli mbështeste drejtpërdrejt zyrtarët socialistë në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 në këmbim të tenderëve publik”

 Nën titullin “Heshtja e mediave si parakusht për sundimin autoritar” instituti tërheq vëmendjen dhe për mbylljen e Agon Channel dhe presionin ndaj Ora News

“Kryeministri Rama gjatë qeverisë së tij është bërë pengues i fjalës së lirë duke e kthyer vendin në një regjim Komunist, AI e filloi më mbylljen e Agon Channel në tetor të 2015.  Në 2015 Rama filloi të injoktonte fjalë të tilla për gazetarët duke i quajtur “kazan mediatik”.

I njëjti skenar që u përdor për “Agon Channel” u tentua dhe tek  “Ora News” në gusht të 2020 për faktin se kjo media kishte guximin të mbronte interesin publik nisi të publikojë skandalet e Ramas dhe qeverisë së tij.”

Në gusht të vitit 2020, qeveria shqiptare vendosi një media tjetër, Ora News, një nga mediat më të shquara, duke hetuar skandalet e Ramës nën administrimin e shtetit dhe sekuestrimin e detyruar.

Raporti merr në analizë dhe investimet në 8 vite sidomos në kryeqytet duke i konsideruar fasadë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat