Tiranë, arrestohet 60-vjeçari pasi ngacmoi seksualisht të miturën

Tirana

Tiranë, arrestohet 60-vjeçari pasi ngacmoi seksualisht të miturën

Më: 9 prill 2021 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar me iniciale A.M. është arrestuar nga Policia e Tiranës për ngacmim seksual.

Ai është kapur në flagrancë pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Ndërkohë, për një rast të ngjashëm është shpallur në kërkim një tjetër person, 42-vjeçari me iniciale A.M.

Ndaj tij është bërë kallëzim që në rrugën “Pandi Dardha” në kryeqytet tentoi të ngacmonte seksualisht një vajzë të mitur.

Lidhur me këtë akuzë, ai është shpallur në kërkim dhe policia punon për kapjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat