Aksident në Tiranë, automjeti përplas 40-vjeçaren

Tirana

Aksident në Tiranë, automjeti përplas 40-vjeçaren

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Një aksident me makinë ka ndodhur sot pasdite tek “rruga e Kavajës”, përballë Policisë Bashkiake” në Tiranë.

40-vjeçarja ishte duke kaluar te vizat e bardha kur është goditur nga makina në ecje. Pas përplasjes shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Gruaja është dërguar në spital ku po merr dhe mjekimin e nevojshëm, ndërsa nuk dihen ende gjendja e saj.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me çështjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat