Aksident i rëndë, dy makina njëra pas tjetrës përplasin për vdekje një grua

Tirana

Aksident i rëndë, dy makina njëra pas tjetrës përplasin për vdekje një grua

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 21:50
Ilustrim

Një këmbësore raportohet se ka ndërruar jetë në Tiranë, pak minuta më parë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Misto Mames” në kryeqytet, në rrugën “Besim Alla”.

Identiteti i këmbësores nuk bëhet me dije.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat