“O Krist, lëshoje o k*r”/ Adoleshenti grushton dhe përplas pas murit shoqen e tij

Tirana

“O Krist, lëshoje o k*r”/ Adoleshenti grushton dhe përplas pas murit shoqen e tij

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Rastet e sherreve mes adoleshentëve kanë qenë të shumta, me idenë dhe qëllimin e ndërgjegjësimit të brezit të ri që po rritet. Arsyet kanë qenë nga më të ndryshmet, ku shkak në shumicën e rasteve janë bërë të dashurit/at.

Së fundmi një tjetër rast sherri, ku një grup adoleshentësh në Tiranë, vajza dhe djem, shihen fillimisht të debatojnë me njëri- tjetrin.

Siç arrihet të kuptohet, shkak janë bërë disa bileta (me gjasa për party), por mesa duket ka patur një mosmarrëveshje për to. Në debat e sipër mes dy vajzave, një djalë që po qëndronte disi i tërhequr afrohet dhe fillon të qëllojë me shpulla njërën nga vajzat si dhe e tërheq për flokësh dhe përplas pas murit.

Pjesa tjetër mundohen ta qetësojnë djalin dhe ndërhyjnë për t’i ndarë.

Rasti duket me të vërtetë problematik, për shkak se dëshmon për mentalitetin me të cilin po rritet brezi i ri, ku që në hapat e para të jetës ‘edukohen’ të dhunojnë femrat. Jo se gjendja aktuale në këtë aspekt është më e mirë në Shqipëri dhe më gjerë, por kur shikon që e keqja po rrënjoset dhe po ripërtërihet çdo ditë edhe më shumë, kjo është e frikshme dhe shqetësuese!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat