Sherr me thika, një person përfundon i plagosur në spital - në kërkim autori

Tirana

Sherr me thika, një person përfundon i plagosur në spital - në kërkim autori

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka dyshime që shtetasi me inicialet G. V., ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin G. B., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë shpallja në kërkim e shtetasit G. V dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat