Ashensorët nuk po mirëmbahen/ Banorët e pallateve të rrezikuar

Tirana

Ashensorët nuk po mirëmbahen/ Banorët e pallateve të rrezikuar

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 20:11
Foto

16 orë pas qëndrimit në paraburgim, Avni Martinaj administratori i pallatit ku ndodhi mesnatën e të dielës bllokimi i ashensorit  tregon për Top Channel se jo të gjithë banorët paguajnë për mirëmbajtjen megjithatë ai kishte kontraktuar një kompani për të certifikuar sigurinë e përdorimit.

 “Janë kryer punime pas identifikimit të të metave. Ne kemi bërë pagesën por nuk mbaj përgjegjësi për servisin, unë mbaj përgjegjësi për ta cuar te servisi që e kam bërë”, tha Martinaj.

Incidenti që ndodhi në Astir nuk është rasti i vetëm në Shqipëri. Mjafton të kërkosh dy pallate më tej në po të njëjtën lagje dhe gjen një tjetër ashensor me defekt që nuk është funksional për banorët e lagjes.

 “Ngeli brenda dhe kur doli jashtë e shkelmoi  . thirra teknikun e kontrolloi por njerëzt janë të palogjikshëm. Më thotë gruaja lëre punën se u vrave”, tha administratori.

Ngjarjet e tilla që mund të kthehen në tragjedi kanë trembur banorët që jetojnë në katet e fundit të pallateve të cilët zgjedhin të përdorin shkallët për sa kohë që ndiejnë pasiguri në përdorimin e ashensorëve që nuk kanë një shenjë dalluese që janë certifikuar.

“Paguaj dhe asnjë shërbim s’merr”, tha qytetari.

Nga më shumë se 10  mijë ashensorë që mendohet të jenë në të gjithë vendin, Kreu I Inspektoriatit të Mbikëqyrjes së tregut, Julian Llupo  deklaron se vetëm 1200 janë regjistruar në gati 3 vite që është krijuar kjo strukturë ku janë akredituar 6 kompani të akredituara për mirëmbajtjen e tyre. Por cilat janë problematikat?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat