“Dita pa makina”, rrugët në Tiranë ku nuk lejohet qarkullimi deri në orën 14:00

Tirana

“Dita pa makina”, rrugët në Tiranë ku nuk lejohet qarkullimi deri në orën 14:00

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, sot edhe në Tiranë do të zbatohet “dita pa makina”, ku synohet ndërgjegjësimi për të shmangur sa më shumë përdorimin e makinës që janë bërë shkaku kryesor i ndotjes së ajrit.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të jetë nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

•Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.

•Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

•Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”

•Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat